Zemaj: Nga 645 mostra të testuara për COVID, 48 rezultuan pozitive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditura rezultatet e ditës së sotme.

Ai ka treguar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19, 48 persona nga 645 testime të bëra.

“Edhe sot kemi situat të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19”, ka shkruar Zemaj.

Tutje ai ka njoftuar edhe për temat që u diskutuan në mbledhjen e Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me COVID-19.

Ai ka deklaruar se do ta rritin numrin e inspektorëve edhe për 75 të tjerë që bashkë me Policinë e Kosovës të kudjesen për zbatimin e masave të reja.