Zemaj në tubimin e LDK-së me grumbull personash përkundër masave ndaj COVID-19

Ministria e Shëndetësisë me 15 janar ka aprovuar masat e reja për parandalimin e COVID-19 në vendin tonë.

Në pikën 24 vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se “Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe dhe të ngjashme lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në vendim.

Por,  vet Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që ka nxjerrë këto masa dhe partia e tij LDK,  nuk i ka respektuar ato.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka postuar fotografi nga një tubim me të rinjtë në Pejë, ku shihet se tubimi është mbajtur në një ambient të mbyllur dhe brenda tij shihen të jenë më shumë se 30 persona.

Brenda këtij tubimi shihet edhe vet ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj.

 

Para tri ditëve, KALLXO.com ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të organizimit të tubimeve në Prishtinë, në kundërshtim me masat kundër COVID-19.

KALLXO.com me heret raportoj për tubimin e LDK-së në Pejë.

Hoti nga Peja: Do të vazhdojmë përkrahjen për të rinjtë