Armend Zemaj, LDK

Zemaj: Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-10 “nëse dëshironi që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se rregulli për vendosjen e maskave nuk është duke u respektuar nga ana e qytetarëve.

“Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.Virusi rëndon gjendjen e popullatës ,rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë,
rrit krimin, shton vjedhjen, dëmton rendin publik” , është thotë Ministri..

Sipas tij personat të cilët grumbullohen dhe e rrisin rrezikun e shpërndarjes së virusit janë hileqarë.

“Secili sytë te Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka apeluar Zemaj.

Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim virtual me institucionet komunale për të diskutuar rreth menaxhimit të coronavirusit në vend, ku edhe ka paralajmëruar se mund ta konsiderojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër ismajli e ka kundërshuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Nënkryetari i Gjilanit kundërshton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme