Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj kritika ndaj Qeverisë për rastin e Deçanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës së Kuvendit ka përmendur rastin e helmimit të qytetarëve të Deçanit .

Në emër të grupit parlamentar të LDK, Zemaj ka shprehur solidarizim me qytetarët e Deçanit.

Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se ata reaguan vetëm pasi rastet e helmimit kaluan 900.

“Kryeministri ishte më i interesuar të ligjërojë për Aristotelin dhe Platonin dhe një ministër tjetër burokrat tek pas katër ditë gjeti kohë ta vizitojë këtë komunë dhe të shohë se çka mungon dhe si trajtohet kjo situatë emergjente “

Zemaj e sheh këtë papërgjegjësi, neglizhencë dhe paaftësi për të qeverisur vendin.

Ai po ashtu quan institucionet e Kosovës të brishta duke shtuar se ende nuk kemi mundësi të testimit dhe marrje të rezultateve dhe se çka është pasoja nga ky helmim.

“Tani që është ardhja e madhe e mërgimtarëve duhet të dilet nga zyret dhe të afrohemi tek qytetarët me vepra e jo me fjalë” , ka thënë ndër të tjera deputeti I LDK

Në anën tjetër, Zemaj në emër të grupit parlamentar të LDK ka shprehur solidarizim edhe me shtetin gjerman në lidhje me përmbytjet që po ndodhin atje.

Ai ka bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të interesohen më shumë për këtë rast dhe se “cili mund të jetë fati i ndonjërit nga shqiptarët që mund të jetë zhdukur”.