Zemaj komenton deklaratat e VV-së se situata ka dalë nga kontrolli

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media foli për nevojën e rritjes së kapaciteteve kështu duke theksuar rritjen e numrit të testimeve.

Ai tha se nuk ka arsye për neglizhencë, dhe se do të mundohen që bashkërisht të punojnë.

“Nevoja për testime na ka nxjerrë edhe më një plan të ri të rritjes së kapaciteteve të testimeve. Arsyet për neglizhencë nuk ekzistojnë. Po mundohemi bashkarisht të punojmë”, tha Ministri.

Në mënyrë që mos të krijohet vatër e re e infeksionit, Zemaj tha se kanë angazhuar njësitet policore që të jenë prezentë në ato pjesë ku pacientët e infektuar me COVID-19 kanë qenë të përcjellë nga familjarët e tyre.

Për këtë, ai tha se kanë bashkëpunuar me drejtorin e Infektivës.

“E kemi diskutuar me drejtorinë e infektivës edhe ata kanë qenë të shqetësuar me përcjellësit e familjarëve. Kemi kerkuar nga policia qe të jetë prezente në atë pjesë qe të shikojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë që të mos krijohet një sotuatë e tillë që të keyë vater të re të infeksionit nga përcjellësit e pacientëve që kanë Covid-19”, tha Zemaj.

Ai theksoi se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po mundohet të menaxhojë kërkesat dhe se janë duke punuar edhe pas orarit.

“IKShPK do të mundohet të i menaxhojë kërkesat por ajo çka mund të them është qe jemi në punë ditore dhe orë pas ore që të punojmë së bashku”, potencoi Zemaj.

Sa i përket akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje se situata ka dalë jashtë kontrollit ai thotë se i vlerëson akuzat, pasi që është ministër.

Zemaj kërkon që mos devijojnë debate dhe të mos luhet me ndjenjat e familjarëve.

“Pak është në interesimin tonë se çka thonë të tjerët. Ne marrim informacione të sakta nga menaxhmenti. Të tjerët mund të bëjnë politikë. Akuzat politike i vlerësoj pasi që unë jam Ministër, unë kërkoj që të mos devijojë debati dhe të mos luhet me ndjenja të familjrëve”, thekson Zemaj.