Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj-Kollçakut: Ke marrë shtesa pa asnjë ditë kontribut në IKSHPK

Ministri i Shëndetësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçku,  kanë polemizuar  në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht deputetja Kollçaku akuzoi ministrin Zemaj për dështimin me menaxhimin e pandemisë, ndërsa Zemaj e akuzoi deputeten për marrje të shtesës pa dhënë fare kontribut si punëtore e IKSHPK-së.

Madje Zemaj tha se derisa kolegët e saj janë përballur me pandeminë, Kollçaku ka shëtitur nëpër Stamboll.

“Ju jeni punëtore e IKSHPK-së e cila prej fillimit të pandemisë pothuajse asnjë ditë nuk ke shërbyer zonjë. Zonjë e nderuar a keni marrë shtesë. Tregoju qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe subjektit tënd a ke marrë shtesë gjoja për pjesëmarrje në kontributin kundër pandemisë. Këshilltarët e mi janë profesorë tu më të ndershëm. Janë këshilltarë të cilët kanë ardhur te unë në Bordin Këshilldhënës. Ti trego sa ditë kontribut i ki. Në situatë pandemike si është e mundshme një mjeke epidemiologe shëtit nëpër Stamboll kur kolegë tu përballen çdo ditë në IKSHPK. A ki përgjigje, a ke marr shtesë”.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kollçakut e cilat akuzoi ministrin Zemaj për shpifje. Ajo tha se ka rrezikuar shëndetin duke dhënë kontribut.

“Kërkoj që ky ministër shumë me keqardhje me më kërku falje publikisht pasi të merr konstatimin në cilën kohë kam punuar dhe kam rrezikuar shëndetin tim. Turp për ty që po gënjen”, tha ajo.

E në këtë përplasje u kyçen edhe shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe VV-së. Rexhep Selimi shef i Grupit të Deputetëve të VV-së, kërkoi nga ministri Zemaj të tregohet më i matur dhe t’i kërkon falje deputetes Kollçaku.

“Nuk mundem mos me reaguar në këtë situatë. Ministër je totalisht gabimisht. Për çdo ditë është në punë kjo zonjë, prandaj po të sfidoj shko verifikoje ose thirri varësit tuaj, dhe nëse nuk është si të them unë, të kërkoj falje, por nëse ti je gabim kërkoi falje kësaj zonje që ka nevojë për mbrojtje nga këto shpifje”.

Ndërsa, Arben Gashi nga LDK-ja për krejt këtë degradim e fajësoi deputeten Kollçaku.

“Z. Selimi dhe zonja Kollçaku duheni ta keni parasysh se nëse përdorni fjalor sepse tjetri të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe pastaj kur të përgjigjet po thua pse. Duhet të përdoret gjuhë parlamentare dhe të mos shpifet. Pastaj kur të thotë tjetri që ke marr shtesën thua e kam merituar edhe unë. Por nuk duhet të përdoret kjo gjuhë. Më vjen keq nëse ke probleme shëndetësore, sa i përket çështjeve tjera duheni të keni kujdes”, tha ai./ 21 Media