Zemaj kërkon respektimin e masave anti COVID-19 në shkolla

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka uruar suksese nxënësve për fillimin e periodës së dytë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka  bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti COVID, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve”.

“Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj.

Perioda e dytë në shkollat në Kosovë pritet të fillojë nesër.

Likaj uron për fillimin e periodës së dytë të mësimit, kërkon respektim të masave anti COVID-19