Zemaj kërkon mbledhje të mbyllur rreth sigurimit të vaksinës anti COVID-19: Janë informata konfidenciale

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19 janë duke raportuar përfaqësues të Institucioneve Shëndetësore.

Deputetët kanë kërkuar informacione në lidhje me marrjen e vaksinës anti COVID-19.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkuar  informacione nëse Kosova po planifikon të marrë vaksinë nga Pfizer pasi sipas tij sigurimi i 20% të vaksinës nga COVAX është i pamjaftueshëm.

Ismaili ka thënë se çdo herë do ta kenë ndihmën e tij nëse kanë nevojë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që informacione më të detajuar rreth sigurimit të vaksinës t’i japë pa praninë e mediave dhe publikut pasi sipas tij janë informacione konfidenciale.

“A mund t’i flasim këto informacione pa praninë e mediave dhe ju sigurojmë se jemi duke e trajtuar me seriozitet sigurimin e vaksinës. Ne jemi në kontakt edhe me Pfizer por janë negociata konfidenciale. Unë jam i autorizuar për negociata dhe i siguroj të gjithë se jemi në rrugë të mbarë”, ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj ka thënë se 20% e vaksinave anti COVID-19 do të jepët falas për Kosovën.

Ismajli tutje ka kërkuar informacione rreth furnizimit me oksigjen dhe rreth menaxhimit të klinikave ku trajtohen pacientët me COVID-19.

Ai ka lutur ministrin Zemaj të marrë masa pas hulumtimit të gazetares Jeta Xharra dhe të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

“A na tregoni furnizimi me oksigjen a është problem sepse është kriju një frikë te qytetarët se me shku në institucion publik me lënë pa oksigjen. Ne mundemi me lujt ping- pong këtu e të themi ka apo nuk ka, por qytetarët nuk duhet ta humbin besimin sepse nuk po dinë kujt t’i besojnë. A me i besu një gazetareje që hynë në spital edhe thotë ‘qe nuk ka’ apo institucioneve që vinë dhe thonë ‘mos keni galje se kemi’. Edhe ne po shohim diçka në kamerë! Çështja e pacientëve dhe familjarëve të tyre…Nëse mungojnë barnat në spital dine që jeni duke i thirrë pacientët në spital sepse dikush duhet me ia pru atë ilaç. Në rastin kur Jeta Xharra ka hyrë në klinika, ju keni kërkuar ministër njëfarë raporti nga bordi që me i marrë në përgjegjësi njerëzit, por ju kisha lutë mos ta leni me aq, me një letër, dhe të merrni masa. Kur ka keqmenaxhim të tillë iu kisha lutë mos me hesht sepse do ta ktheni besimin”, është shprehur Ismajli.

Zemaj: 20% të vaksinës anti COVID-19 do ta marrim falas, pjesën tjetër jemi të detyruar ta blejmë

Zemaj: 60-70% e popullatës së Kosovës do të marrë vaksinë anti COVID-19