Zemaj kërkon llogari nga Qeveria për gjetjet e raportit të Komisionit Evropian në sektorin e shëndetësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka folur për gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 në sektorin e shëndetësisë.

Zemaj ka thënë se çështjet e cekura në këtë raport janë ngritur më parë nga opozita por kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Ky raport evidenton një gjendje të cilësisë së keqe të shërbimeve, asnjë veprim për sigurimet shëndetësore dhe sistemin informativ shëndetësor, largim i stafit shëndetësor, më shumë pak përmbushje të nevoja shëndetësore në Kosovë dhe mungesë të strategjisë dhe buxhetit”-ka thënë Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverisjen e LDK-së, Armend Zemaj tutje ka thënë se kjo gjendje në shëndetësi rendohet me dorëheqjen e ish-ministrit Rifat Latifi.

Ai ka thënë se çmimi i të gjitha këtyre në sektorin e shëndetësisë, bie mbi pacientet dhe qytetarët e Kosovës.

“Një ministër që konstaton që është krijuar një ambient pune toksik dhe mbështet po ashtu nga partia në pushtet. Këta janë tregues të qartë për gjendjen në të cilën gjendet sektori i shëndetësisë në Kosovë. Më këtë keqmenaxchim të madh, ndërhyrje dhe abuzime të profesionistëve shëndetësor, çmimi bie mbi pacientet. Më shumë sesa thirrje është kërkesë llogarie  për gjendjen në këtë sektor që më sektori më vital për qytetarët”-ka thënë Zemaj.