Zemaj: Kemi pasur informata që një sasi e dozave të vaksinës janë falsifikuar në Kinë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur lidhur me distributorët që u kanë bërë oferta për vaksinën kundër COVID-19.

Ai në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se këta distributorë kanë qenë të dyshimtë dhe kanë kërkuar të negociojnë në emër të qeverisë.

“Distributorët që na janë afruar kanë qenë përfitues, ne kemi pasur informata që një sasi e dozave të vaksinës janë falsifikuar në Kinë dhe kanë pasur synim të shpërndarjes, nuk mund të rrezikojmë që të blejmë helm. Ata kanë kërkuar të drejtë që të negociojnë në emër të qeverisë, e që askush nuk mund ta japë këtë”, ka thënë Zemaj.

Zemaj në emisioin “Kallxo Pernime” ka ndarë detaje për rrugët që ka ndjekur Kosova për të siguruar vaksinat kundër COVID-19 dhe pse nuk u realizua premtimi i Qeverisë Hoti për sigurimin e kontigjentit të parë të vaksinave në muajin shkurt.