Zemaj: Jemi duke e ngritur nivelin e komunikimit me Bujanovcin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike sot kanë vizituar Bujanovcin.

Ministri Zemaj në konferencën për media në këtë komunë tha se është duke u rritur niveli i komunikimit në këtë komunë.

Gjithashtu ai theksoi se ka kërkuar statistika të qartë të ofrimit të shërbimeve në të dy anët e kufirit.

“Jemi duke e ngritur nivelin e komunikimit. Kam kërkuar që të kem statistika të qarta të ofrimit të shërbimeve në të dy anët e kufirit. Unë dëshiroj të kujdesem për të gjithë shqiptarët ku do që janë që tu ofrohen shërbimet shëndetësore jo vetëm në aspektim epidemiologjikë”, tha Zemaj.

Tutje ai ka theksuar se bisedat e bëra sot me kryetarin e kësaj komune Ragmi Mustafën do i kthejnë në vepra në mënyrë që shqipëtarët e kësaj ane të ndihen të sigurt.

“Këto biseda do të konkretizohen edhe me veprime të qarta e konkrete që shqipëtarët e kësaj ane të ndihen të sigurt kur i ofrohen shërbimet edhe nga Qeveria e Beogradit, andaj ky është qëllimi edhe i vizitës sonë”, është shprehur Ministri.

Ai tha se këto vlerësime do i ndajnë edhe me kryetarët e komunave tjera në mën yrë që të shohin se si po menaxhohet situata me pandeminë.

Kryetari Mustafa ka falënderuar Ministrin dhe Drejtorin e IKShPK-së për këtë vizitë.

Zemaj nis takimet në Bujanovc