Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj-Ismailit: Anëtari i propozuar nga ju në Odën e Farmacistëve është në konflikt interesi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në lidhje me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për produkte medicinale, i tha deputetit të PDK-së, Uran Ismailit se anëtari i propozuar nga ai në kohën kur Ismaili ishte ministër i Shëndetësisë është në konflikt interesi.

Sipas Zemajt, anëtari që përfaqëson Odën e Farmacistëve të Kosovës në caktimin e çmimeve të produkteve medicinale ka një depo dhe barnatore farmaceutike.

Zemaj tha se ka adresuar kërkesën për incimim për vërtetimin e procedurës për ekzistimin e konfliktit të interesit për  anëtarin e OFK-së dhe përfaqësusesin e Minstrisë së Shëndetsisë në Komisionin për përcaktimin e çmimev edhe pasojat e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e kishte quajtur “partner të krimit” ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, pasi kishte shfuqizuar Udhëzimin Administrativ që rregullonte çmimin e barnave në Kosovë.