Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj ironizon takimin mes Kurtit dhe Rizvanollit: Kryeministër ti je yll që ndriçon botën e lëre më Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka ironizuar duke shpjeguar rrjedhën e takimit të kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli dhe Komitetit lidhur më propozimet për gjendjen me energjinë.

Zemaj tha se gjatë takimit ku shihen dritat e një pjesë të objektit të qeverisë të ndezura natën, Kurti u pyet “si është e mundur me pas krizë energjetike në Kosovë duke të pasur ty kryeministër”.

Zemaj gjatë seancës së sotme shpjegoi se si u përgjigj kryeministri Kurti.

“Kryeministri po përgjigjet, po parafrazoj: Ishim të paralajmëruar me kohë, edhe vendet fqinje morën masa emergjente. Ministrja me Komitetin në stilin militant edhe ata që i ka emërua edhe ata mbi moshën 70 vjeçare të pakënaqur me përgjigjen po i drejtohen: Kryeministër nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën e lëre më Kosovën”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka shtuar se Qeveria e ka ditur që po shkojmë drejt një krize energjetike.

“Kriza nuk fillon sa hap e mbyllë sytë, Qeveria e ka dit që po shkojmë drejt një krize energjetike, edhe sot deklaruar asgjë”, ka thënë Zemaj.