Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj i drejtohet kryeministrit: Ju ka humbur rruga në oborr

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta gjejë rrugën për të zgjidhur krizën energjetike.

“Nuk e di a e ka ndonjë mekanizëm të ndërtuar nga Policia që me e ndihmu kryeministrin me gjetë rrugën e duhur për të zgjidhur krizën energjetike apo edhe ty dhe kolegëve ju ka humbë rruga në oborr e nuk dini as çka me na thënë neve e as nuk po dini çka me u thënë qytetarëve”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka komentuar edhe deklaratat e ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se ato janë më tepër shaka sesa zgjidhje e problemeve.

“Pa harruar edhe margaritarët e ministres; ndalni ata “joystick”-a, hini nër qebe në ora 22:00, ndalni televizorët e gjëra tjera që me të vërtetë për qytetarët e pjekur të këtij vendi janë më tepër se hajgare se zgjidhje e problemeve të caktuara”, tha Zemaj.

Tutje, Zemaj ka thënë se shtrenjtimi i rrymës për qytetarët është mjaft shqetësues dhe e ka quajtur Qeverinë si të paaftë për zgjidhjen e halleve të qytetarëve.

“Nuk jam për heqje kokash apo gjueti shtrigash të kujtdo nga kabineti apo paaftësia e kolegëve që ju i menaxhoni dhe udhëhiqni por sido që të jetë shtrenjtimi i rrymës i popullit që ju e keni thënë është si më i varfëri në rajon, të ju shtrenjtohet në shifra të paparapara është tepër shqetësues dhe skandaloz për paaftësinë  e ndërmarrjes së veprimeve dhe paaftësinë e një Qeverie të zgjidhë hallet e qytetarëve”, shtoi Zemaj.