Zemaj drejtuar Kurtit: Kush i mashtroi dhe i largoi shqiptarët i pari, Albin akrobati e jo magjistari

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në debatin e thirrur parlamentar për gjendjen me pandeminë i është drejtuar kryeministrit, Albin Kurti me disa ‘vargje’.

“Kush i mashtroi dhe i largoi shqiptarët i pari, Albin akrobati e jo magjistari”, ka thënë Zemaj.

Kjo pasi sipas Zemaj, masat e Qeverisë për parandalimin dhe luftimin me pandeminë, po i prek edhe shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës dhe Malin e Zi.

Zemaj tha se debati parlamentar është thirrur për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe se sipas tij është rezultat i paaftësisë së Qeverisë.

“Afër 30 mijë raste me COVID-19 vetëm gjatë këtij muaji. Vetëm dje kishim mbi 4 mijë raste. Ky është epilogu mujor i paaftësisë së qeverisjes. Ky është rezultati i menaxhimit online të pandemisë të ciline pat proklamuar Qeveria tua se pandemia është përhapur online, në të njëjtën mënyrë që e kanë menaxhuar gripin sezonal”, ka thënë Zemaj.

“Arroganca mosveprimi propaganda jo dëgjueshmëria profesionale, janë tipare të një qeverisje të paaftë dhe popullsitë, ndaj edhe kjo Qeveri nuk bën përjashtim me këtë sjelljen e saj jo korrekte”, ka shtuar ai.

Tutje, deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje Qeverisë që të shqyrtojnë masat de të bëjnë një strategji lidhur me variantin e ri ‘Omicron’.

“Të nderuar Qeveritar uluni dhe shqyrtoni masat dhe bëni rikonceptimin e strategjisë lidhur me variantin e ri dhe të tjerë të mundshëm. Zhvilloni testime masive mobile. Monitoroni rastet pozitive COVID-19, hartoni në kohë strategji për vendosjen në kohë të masave kufizuese larg masave të cilat merren me panikë sepse prodhojë situata absurde”, ka deklaruar Zemaj.