Zemaj: Dje është miratuar plani i veprimit për testet serologjike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë dorëzim-pranimit të testeve PT-RCP të cilat tregojnë nëse pacienti është i infektuar me COVID-19 ka folur edhe për testet serologjike.

Ai tha se dje e kanë miratuar planin e veprimit nga Qeveria, ku edhe ka marrë dritën e gjelbërt për të filluar testimi.

Tutje, Zemaj theksoi se duhet të kenë trajtim ligjor për të filluar këto teste.

“Dje e kemi miratuar planin e veprimit Qeveria i ka dhënë vizën e gjelbërt, qysh sot janë ekipet profesionale të angazhdua që në aspektin ligjor të i shohin përparsitë, apo defektet që kanë udhëzimet administrative. Duhet të kemi trajtim ligjor për të filluar testet serologjike dhe testet rapide”, tha Ministri.

Testet serologjike janë e kundërta e testit RT- PCR, pra përmes testeve serologjike zbulohet nëse ai person e ka kaluar infeksionin apo jo, që do të thotë zbulohet nëse personi ka pasur më parë infeksion pa e vënë re.

Gjithë ky zbulim bëhet përmes sistemit imunitar dhe antitrupave që gjendjen brenda trupit të njeriut, përmes analizës së gjakut.

Ndërsa sa i përketë testimeve në laboratorët private Ministri potencoi se duhet të garantojnë mbikëqyrja si dhe cilësia e laboratorit.

“Nëse garantohet mbikëqyrja dhe cilësia atëherë sigurisht ndihmë e kësaj do të jenë edhe laboratorët privat, pa garantuar bazën ligjore dhe pa e garantuar mbikëqyrjen dhe kualitetin unë si ministër nuk do të lejoj asnjë lëshim në këtë drejtim”, tha Zemaj.

Kujtojmë se sot shteti Gjerman dhuroi 6 mijë kite me teste të COVID-19 për Kosovën.