Zemaj bisedoi me ministrin e Izraelit për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një takim virtual me homologun e tij nga Izreali, Yuli Edelstein, për gjendjen e pandemisë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Zemaj ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit. Ai njoftoi se përmendur edhe angazhimin në sigurimin e vaksinave anti COVID-19.

“Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre”, ka shkruar ministri në rrjetin social “Facebook”.