Zemaj ankohet se respektimi i masave anti-COVID nuk është në nivelin e duhur

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë përmes një postimit në facebook, ka thënë se respektimi i masave kundër COVID-19 nga ana e qytetarëve nuk është në nivelin e duhur.

“Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij, mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga virusi është distanca, maska dhe higjiena, duke bërë thirrje që të respektojnë masat e vendosura.

“Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena. Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha.Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, ka shkrua Zemaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona nga COVID-19, 4 raste të vdekjes janë nga Gjilanit, 4 nga Prizreni, 2 nga Vushtrria dhe nga 1 i vdekur në disa qytete të tjera.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 904.
https://kallxo.com/lajm/19-te-vdekur-nga-covid-19-ne-24-oret-e-fundit/