Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Zemaj: 20% të vaksinës anti COVID-19 do ta marrim falas, pjesën tjetër jemi të detyruar ta blejmë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19 ka thënë se 20% e vaksinave anti COVID-19 do të jepët falas për Kosovën.

Në anën tjetër sipas Zemajt, situata është nën kontroll me numrin e të infektuarve dhe përhapjes së pandemisë, ndërsa ka thënë se është shqetësuese numri i vdekjeve nga COVID-19.

Gjithashtu, Zemaj ka thënë se sfiduese mbetet furnizimi me oksigjen i klinikave ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

“Kemi stagnim të përhapjes së virusit pas respektimit të rasteve që I kemi marrë dy javët e fundit. Edhe sot presim ulje të numrit të të infektuarve por ajo çka na mbetet për t’u shqetësuar është numri i vdekjeve. Oksigjeni është shumë sfidues dhe menaxhimi i oksigjenit në klinika për shkak të numrit të të hospitalizuarve. Vaksinat për 20% të popullatës do të na jepen falas ndërsa për pjesën tjetër të nevojshme për popullatën Qeveria apo Ministria do ta blejë vet. Vaksinën do ta marrin personat sitata më e ndjeshme e popullatës, ata me sëmundje respiratore, kronike, shtatzënat, personat mbi 65 vjet, punëtorët që kujdesen për të prekurit me COVID-19, ata për të moshuarit e disa kategori të tjera. Ministria po punon për sigurimin e vaksinës ndërsa IKSHPK po punon në sigurimin e aparaturës për ruajtjen e vaksinës. Në javën e parë të dhjetorit kemi shpërndarë edhe 7 aparatura PCR, një për IKSHPK dhe gjashtë për Qendrat Rajonale. Edhe aparaturat janë blerë për testimet serologjike për matjen e imunitetit të popullatës”, ka raportuar Zemaj.

Zemaj: 60-70% e popullatës së Kosovës do të marrë vaksinë anti COVID-19