Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj: 1603 punëtorët që kanë mbetur jashtë skemës së shtesave, do t'i marrin ato për gjashtë muajt njëherësh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot është marrë vendim që të paguhen shtesat për punëtorët shëndetësor të cilët kishin mbetur jashtë kësaj skeme me vendimin e datës së 19 korrikut.

Zemaj tha se 1603 punëtorët do t’i marrin pagesat për gjashtë muajt, njëherësh.

“ Në këtë situatë duhet të mbështetën të gjithë profesionistët mjekësor,  të cilët janë dhe kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut për COVD-19 edhe stafi teknik.  Vendimi i datës, 19.07.2020 ka qenë si logjikë e kategorizimit dhe mbështetjes direkte, ndaj atyre   të cilët trajtojnë rastet me COVD-19. Sot kemi arrit një bashkëpunim të asaj kostos të cilën qeveria mund ta mbuloj, shtesat do ti marrin për  korrik edhe gusht ata 1603 punëtorët  që kanë mbet, do ti marrin edhe për  katër muajt tjerë , pra për  gjashtë muaj do të  paguhen njëherësh” tha Zemaj.

Por Sindikata e Infermiereve ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj këtij vendimi duke i bërë thirrje  MSH-së që të shqyrtojë  edhe njëherë vendimin.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë”, thuhet në reagim.

Infermierët të pakënaqur me shtesat që do t’i marrin nga Qeveria