Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zemaj: 100 mijë vaksina anti COVID-19 do të vijnë në qershor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftur se janë siguruar 100 mijë e 620 vaksina anti COVD-19 për qytetarët e Kosovës.

Zemaj ka bërë të ditur se komunikimin me COVAX ia ka përcjellë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, thuhet në postin e Zemajt.