Foto: Facebook.com/VlodymyrZelenskyy

Zelenskyy thotë se një fëmijë vdiq nga dehidrimi në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po pretendon se një fëmijë ka vdekur nga dehidrimi në qytetin Mariupol.

Siç raporton Sky News, qyteti port i rrethuar i Mariupol, në Ukrainën juglindore, aktualisht po vuan nga mungesa e ujit, ushqimit dhe energjisë.

Mungesat kanë çuar në humbjen tragjike të një fëmije nga dehidrimi, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Sipas Sky News, spitalet në qytet po përballen gjithashtu me mungesë të madhe të antibiotikëve dhe qetësuesve, me mjekët që duhet të kryejnë disa procedura urgjente pa to.

Forcat ruse janë fokusuar në Mariupol, pasi marrja e tij do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve pro-ruse të kontrolluara nga separatistët në Donbas.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, me urdhër të Putinit./Sky News

Përgatiti: Arbisa Shefkiu