Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky Foto: Presidenca e Ukrainës

Zelensky: Rusia po punon qëllimisht për krizën ushqimore me pezullimin nga marrëveshja e grurit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj nga marrëveshja e eksportit të grurit me Ukrainën “të qëllimshme” dhe “një deklaratë mjaft të parashikueshme” në fjalimin tij.

“Ky nuk është vendimi që ata morën sot,” tha Zelensky.

“Rusia filloi të përkeqësonte qëllimisht krizën ushqimore në shtator, kur bllokoi lëvizjen e anijeve me ushqimin tonë”.

Sipas CNN, Kjo i bën jehonë akuzave të mëparshme që ai ka bërë për ndërhyrjen ruse në program përpara se Moska të tërhiqej zyrtarisht.

“Si mund të jetë Rusia ndër të tjerat në G20, nëse ajo po punon qëllimisht për të siguruar urinë në disa kontinente? Kjo është marrëzi. Rusia nuk ka vend në ‘njëzet’”, shtoi Zelensky.

Zelensky bëri thirrje për “një reagim të fortë ndërkombëtar” ndaj pezullimit të Rusisë nga marrëveshja e grurit, veçanërisht nga OKB-ja dhe G20/CNN/.