Zelensky kërkon zgjidhje diplomatike e trupa të huaja në Ukrainë
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë të hënën se Ukrainë mbështet mundësinë e përfundimit të luftës me një zgjidhje diplomatike dhe ka ngritur idenë e vendosjes së trupave të huaja në Ukrainë derisa vendi i tij të anëtarësohet në aleancën ushtarake NATO, ka raportuar më 09.12.2024 Reuters.
Deklaratat janë bërë gjatë një konference për media me liderin opozitar gjerman, Friedrich Merz, duke sinjalizuar se mundësinë në rritje të Kievit për negociata për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë pak para se Donald Trumpi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të 20 janarit.
Presidenti i zgjedhur amerikan, i cili ka thënë se dëshiron t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, ka bërë thirrje të dielën për armëpushim të menjëhershëm dhe kthim në negociata për t’i dhënë fund “çmendurisë”. Ai pati një takim me Zelenskyn dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris.
“Ukraina dëshiron t’i japë fund luftës më shumë se kushdo tjetër. Pas asnjë fije dyshimi, një zgjidhje diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë këtë zgjidhje”- ka thënë ai para gazetarëve në Kiev.
Ai ka marrë mbështetjen e Merzit, kandidatit kryesor për kancelar pas zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit në Gjermani.
Zelensky i është kthyer edhe njëherë idesë së shkurtit që e kishte diskutuar me Macronin për mundësinë e vendosjes së trupave të vendeve europiane në Ukrainë. Nuk ka pasur konsensus në mesin e liderëve të Europës lidhur me këtë kërkesë.
“Ne mund ta mendojmë dhe të punojmë për qëndrimin e Emmanuelit. Ai sugjeroi një lloj trupe të një vendi të ishin në territorin e Ukrainë, që do të garantonin siguri për ne meqë Ukraina nuk është në NATO”- ka thënë Zelensky. “Por ne duhet të kemi njohuri të qarta se kur Ukraina do të jetë në BE dhe kur do të jetë në NATO”.
Njëra prej arsyeve pse Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainë në shkurtin e vitit 2022 ishte ngulmi i Ukrainës për të ndjekur rrugën e anëtarësimit në NATO. Zelensky ka thënë se askush nuk mund të garantojë paqe në Ukrainë nëse Ukrainës do t’i mbyllej dera e anëtarësimit.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com