Pamje nga fjalimi i presidentit ukrainas Zelensky ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Foto: Facebook

Zelensky i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, e falënderon për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një fjalim Kuvendit të Shqipërisë përmes një video-lidhje.

Presidenti ukrainas ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj tyre, në përballjen tash e dy muaj muaj që kanë nga sulmet ruse.

Ai ka përmendur edhe Nënë Terezën.

Pamje nga fjalimi i presidentit ukrainas Zelensky ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Foto: Facebook

“Ky qëndrim i juaj ndaj popullit ukrainas më bën të kujtoj Shën Terezën, një shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit për mbarë botën”, theksoi ai.

Zelensky ka folur edhe rreth mizore të Rusisë mbi vendin e tij.

“Çdo ditë ukrainasit humbasin fëmijë nga sulmet ruse. Ushtria ruse po godet qytet tona dhe nuk kursen alteleritë. Granatimet po vazhdojnë. Qyteti i Mariupolit është shkatërruar në tërësi”, tha ai.

Pas tij, në Kuvend ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shprehuur përkrahjen dhe respektin për popullin ukrainas.

Rama ka thënë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve përfshirë edhe të atyre nga Kosova.

Kryeministri shqiptar përmendi edhe luftën e fundit në Kosovë.

Historia jonë e afërt kur gjysmë milionë shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri na ndihmon sidoqoftë ta ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës”, tha Rama.