Zelensky: Asetet ruse duhet të konfiskohen për të financuar rindërtimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe, duke krijuar një mekanizëm për të kompensuar “çdo person që ka vuajtur nga veprimet e ushtrisë ruse”.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, Zelensky ka thënë se fondet dhe pronat ruse që ndodhen në vendet aleate duhet të konfiskohen ose ngrihen dhe më pas të konfiskohen dhe të drejtohen në një fond të krijuar posaçërisht nga i cili “të gjithë të prekur nga agresioni rus do të jenë në gjendje të marrin kompensimin e duhur”.

“Ne po punojmë për të siguruar që Rusia të kompensojë, në një mënyrë ose në një tjetër, për gjithçka që ka shkatërruar në Ukrainë. Çdo shtëpi e djegur, çdo shkollë e rrënuar, spital i rrënuar, secila shtëpi e kulturës dhe infrastrukturës e hedhur në erë, çdo ndërmarrje e shkatërruar, çdo biznes është ndalur. Rusia do të ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, çdo bombe dhe çdo rakete që ka lëshuar në të gjithë Ukrainën”.

Më herët, ministri gjerman i financave, Christian Lindner ka thënë se sekuestrimi i aseteve ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës ka qenë një mundësi, pas një samiti të G7-ës në Gjermani, shkruan BBC.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar më parë se plani për të përdorur asetet e sekuestruara ruse për të paguar për rindërtimin në Ukrainë do të ishte “vjedhje e plotë”./21Media