Zelenskiy viziton ushtarët në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës - VIDEO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte vizituar ushtarët në vijën e frontit lindor për t’i falënderuar ata për rolin e tyre në rezistencën ndaj agresionit rus.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan Zelenskiy-in, i veshur me një xhup ushtarak duke shpërndarë çmime për dhjetëra marinsa në Ditën Kombëtare të Marinsave të Ukrainës.

Zelenskiy gjithashtu shpërndau dekorata për komandantët e disa njësive detare./VOA