Zelenskiy mohon pretendimin e Moskës për tentimvrasjen e Putinit me dron në Kremlin

Moska zyrtare e ka akuzuar Kievin për përpjekje për një sulm me dron në Kremlin me qëllim të vrasjes së presidentit rus, Vladimir Putin. Një deklaratë e bërë Kremlini zyrtar thotë se dy drone ishin përdorur në sulm, por ishin çaktivizuar nga mbrojtja ruse duke e konsideruar sulmin një akt të planifikuar terrorist dhe një përpjekje për ta vrarë presidentin e Federatës Ruse.

Volodymyr Zelenskiy e ka mohuar se Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin me dronë. “Ne nuk sulmojmë Putinin, apo Moskën, ne luftojmë në territorin tonë”, ka deklaruar ai. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA nuk mund t’i konfirmojë raportet ruse se Ukraina kishte në shënjestër Putinin.

Predhat ruse kanë vrarë 21 civilë në rajonin Kherson të Ukrainës të mërkurën, thotë presidenti ukrainas Zelenskiy, përfshirë goditjen e një hipermarketi, një stacioni hekurudhor dhe ndërtesave të banimit.

Zelenskiy ka shtuar se Ukraina së shpejti do të nisë një kundërofensivë në tokën e saj kundër forcave ruse. “Kjo është arsyeja pse jam i sigurt se së shpejti do të kemi avionë. Sepse së shpejti do ta kryejmë një ofensivë dhe pas saj jam i sigurt se do të na jepen avionë”, ka deklaruar ai.

Rusia e ka nisur raundin e tretë të sulmeve të natës në Kiev në gjashtë ditë, thonë autoritetet në kryeqytetin ukrainas të mërkurën, me një dron që goditi një ndërtesë në rajonin e Dnipropetrovsk. Komanda e forcave ajrore të Ukrainës ka thënë se forcat e saj kanë shkatërruar 21 nga 26 dronët Shahed të prodhuar nga Irani, ndërsa zyrtarët e Kievit thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë eliminuar ato të dërguara mbi qytet, pa raporte fillestare për viktima apo shkatërrim.

Një objekt magazinimi i karburantit pranë një ure kyçe në rajonin jugperëndimor të Rusisë, Krasnodar, është djegur në orët e para të së mërkurës, thotë guvernatori rajonal i atjeshëm, por nuk pati raportime për viktima. Agjencia ruse e lajmeve Tass ka raportuar se zjarri në një fabrikë nafte në Volna u shkaktua nga “rënia e një droni”. Tymi nga zjarri mund të shihej nga përtej ngushticës Kerç në Krimenë e pushtuar.

Presidenti i Ukrainës Zelenskiy ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka këshilluar atë për rrjedhjen e dokumenteve shumë të klasifikuara të inteligjencës amerikane që ka marrë vëmendje të gjerë në mbarë botën. Dështimi për ta informuar atë ishte “jofitimprurëse për ne”, ka thënë Zelensky. “Kjo nuk është e dobishme për reputacionin e Shtëpisë së Bardhë dhe unë besoj se nuk është e dobishme për reputacionin e Shteteve të Bashkuara.”

Një grup vendesh nordike e kanë mbështetur Ukrainën që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së pas një deklarate të përbashkët gjatë vizitës së Zelenskiy në Finlandë. Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë se “Vendet nordike do të vazhdojnë mbështetjen e tyre politike, financiare, humanitare dhe ushtarake për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Sipas qeverisë holandeze, Zelenskiy do ta bëjë një vizitë në Holandë të enjten, ku do ta mbajë një fjalim dhe do të ketë takime me kryeministrin Mark Rutte dhe anëtarë të parlamentit.

Policia gjermane ka thënë se Zelenskiy do të udhëtojë në Berlin më 13 maj, megjithëse një burim sigurie më vonë tha se zbulimi publik i vizitës ishte i parakohshëm dhe tani është e paqartë nëse kjo vizitë do të bëhet.

Ukraina dhe BE kanë arritur një marrëveshje për ta vazhduar marrëveshjen e tyre “ekonomike pa viza” për 12 muaj të tjerë. Marrëveshja fillestare u arrit në vitin 2022 pas shpërthimit të luftës. Kjo do të thotë se bizneset ukrainase do të jenë në gjendje të vazhdojnë t’i shesin mallrat BE-së pa asnjë kuotë, detyrime eksporti apo tarifa./The Guardian

 

Përgatiti: Nuhi Shala