Zelandë e Re, Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqje pas kritikave për menaxhimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, David Clark ka dhënë dorëheqje pas kritikave që mori për menaxhimin e luftës kundër COVID-19 dhe që theu masën e izolimit, raporton BBC.

Clark në prill kishte thyer karantinën për të shkuar me familjen e tij në plazh.

Asokohe, dorëheqja e tij nuk ishte pranuar nga qeveria për shkak të situatës pandemike që ndodhej vendi.

Kryeministrja Jacinda Ardern konfirmoi të enjten se ajo kishte pranuar dorëheqjen e tij.

Zelanda e Re është ndër të paktat vendet që konsiderohet si një histori suksesi kur bëhet fjalë për trajtimin e coronavirusit të ri.

Vendi ka regjistruar 1.528 raste të konfirmuara dhe 22 njerëz kanë vdekur. Muajin e kaluar, të gjitha kufizimet Covid-19 u hoqën dhe u shpall largimi i virusit.

Ministri i Arsimit Chris Hipkins do të marrë përgjegjësinë e departamentit të shëndetësisë deri në zgjedhjet e vendit në shtator.