Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern - Foto: REL/AFP

Zelanda e Re drejt mbylljes pas një rasti të dyshuar me variantin 'Delta'

 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka vendosur për masat strikte të mbylljes pasi u raportua rasti i parë me koronavirus në gjashtë muaj. Sipas Reuters ky rast u raportua nga qyteti më i madh i Auckland.

Motoja e Ardern-it “fuqishëm dhe shpejtë”, strategji e cila ka ndihmuar në përballje me COVID-19 por në këtë rast ky paralajmërim i la qytetarët duke u përballur me një luftë për furnizimin me gjërat esenciale, bizneset pësuan mbyllje të menjëhershme, shkollat dhe zyrat në minutën e fundit kaluan në platformën online.

Niveli i katërt i mbylljes në Zelandën e Re do të zgjasë deri në tri ditë që nga e mërkura. Qytetet  Auckland dhe Coromandel në të cilat kishte qëndruar i infektuari, do të mbyllen për shtatë ditë.

“Më e mira që mund të bëjmë është të marrim masa sa më shpejtë që të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Ardern në një konferencë për media.

Ardern ka thënë se autoritetet dyshojnë që i infektuari është një 58 vjeçar nga Aucklandi ,i cili kishte qenë në kontakt me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19.

Rasti i fundit i raportuar me COVID-19 në Zelandën e Re ishte në shkurt të këtij viti. Banorët e saj kanë jetuar pa kufizime edhe pse kufijtë ndërkombëtarë kanë mbetur kryesisht të mbyllur.