Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zekolli premton se gjysma e drejtorive në Suharekë do të udhëhiqen nga gratë (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Suharekës Murtez Zekolli në #DebatPernime ka premtuar se 50 për qind të drejtorive në komunë do të drejtohen nga gratë.

“Për pozitat e lira të cilat do të jenë, pasi ta marr mandatin marr përgjegjësi dhe zotohem se do të shkojë me 50-50”, tha ai në debatin për Suharekën.

Sonte, kandidatët e partive politike, të cilat synojnë karrigen e të parit të Suharekës do të diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës do të ballafaqohen me pyetje nga qytetarët e kësaj komune.

Pjesë e këtij debati janë: Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Murtez Zekolli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë 7 gra kandidate për asambliste: Antoneta Berisha NISMA, Bulëza Kuçi LDK, Mihrije Suka AAK, Mimoza Bajraktari AAK, Pranvera Berisha Lista GUXO, Shqipe Ramaj LDK, Valmira Kryeziu -LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.