Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zejnullahu: Do ta qeverisë Podujevën me duar të pastra

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Podujevës, Floretë Zejnullahu në Debat Pernime ka thënë se do të qeverisë me “duar të pastra” nëse e merr mandatin.

“Transparenca, llogaridhënia dhe qeverisja me duar të pastra, do të jenë tiparet që do ta karakterizojnë qeverisjen time”, tha ajo.

Duke folur për performancën komunale të Podujevës, Zejnullu shtoi se komunën do ta listojnë në dhjetëshen e parë në vitin e parë dhe në vitin e dytë në top 5.

Gjithashtu Zejnullahu ka treguar edhe prioritetet e saj që do të përmirësojnë sigurinë publike të qytetarëve të Podujevës.

“Do ta rritimin numrin e psikologëve nëpër shkolla dhe qendrat për punë sociale, do ta mbulojmë Podujevës 100% me kamera dhe deponitë e mbeturinave. Gjithashtu do të punojë edhe për shqetësimin e qytetarëve nga qentë endacak, do të bashkëpunojmë me shoqatat për të drejtat e kafshëve për të larguar nga rruga këta qenë endacak”, ka thënë Zejnullahu.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Podujevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri nga AAK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Gazmend Islami nga OBKD, Shpejtim Bulliqi nga LVV, Xhemajl Hasani nga Nisma. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Podujevës: Adelina Stublla nga LVV, Albana Talla nga AAK, Antoneta Ejupi nga PDK, Arjeta Fetahu nga OBKD, Flakë Ajeti nga PDK, Lirika Maliqi nga LVV, Lirika Humolli nga AAK. 

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.