Mbyllja e objekti të strukturës paralele në "Lagjen e Boshnjakëve" në Mitrovicë të Veriut 31.08.2024 Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Zëdhënësja e NATO-s e zhgënjyer me aksionin e Policisë për mbylljen e komunave ilegale veri

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i 30.08.2024 i Policisë së Kosovës për të mbyllur objektet e komunave ilegale serbe në veri.

Dakhlallah tha në platformën ‘X’ se KFOR është i përgaditur për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë ndërsa ka theksoi nevojën për angazhim të plotë në dialog.

“Shumë e zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”- shkroi ajo.

Policia e Kosovës tha më 30.08.2024 se janë mbyllur këto komuna paralele: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna ilegale e Mitrovicës, Komuna ilegale e Zveçanit, Komuna ilegale e Zubin Potokut dhe Komuna ilegale e Leposaviqit.

Policia shtoi se i tërë aksioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, përderisa ka përfunduar në orët e mbrëmjes pa ndonjë incident apo rast për t’u veçuar, ndërsa procedurat e mëtejme hetimore do të vazhdojnë nga njësitet relevante policore nën autorizimin e prokurorisë kompetente.

OJQ e aktivistë në veri kërkojmë nga KFOR-i vendosjen e postblloqeve para institucioneve që ofrojnë shërbime për popullatën shumicë në veri