
Zëdhënësi i Telekomit aderon në PDK
17.1.2021 - 16:17
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka prezantuar aderimin e ri në këtë parti.
Menduh Abazi, zëdhënës i Telekomit të Kosovës, është anëtari më i ri i PDK-së.
“Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.