Avni Bytyqi PDK - FOTO PDK

Zëdhënësi i PDK-së: Vendimi i Kushtetueses për ndalimin e kandidatëve të dënuar, ndër më të mirët

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos lejimin e kandidimit të personave me të kaluar kriminale, është ndër më të mirët edhe pse beson se është vendim përtej mandatit të saj.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka theksuar se refuzimi i këtij vendimi nga kushdo është sulm ndaj rendit kushtetues dhe se krimi është krim.

“ Si aktivist politik e dikur edhe si aktivist i shoqërisë civile, dua të theksoj se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare nga personat me të kaluar kriminale, pavarësisht natyrës së veprës, është njëri nga veprimet më të mira afirmative në të mirë të demokracisë tonë. Çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik, si në rastin e ShBA-së, duhet të has në refuzim nga të gjitha partitë politike në Kosovë ”, ka shkruar Bytyci.

Tutje, ai ka shtuar se merita të veçanta për PDK-në ka ish kreu i saj , Kadri Vesli i cili kishte vendosur një standart të ri, por që nuk mjafton për një shoqëri në tranzicion.

Bytyçi iu ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të “mos dorëzohen para kërcenimeve sepse nuk janë vetëm”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në vendimin me të cilin e shpalli të pavlefshëm qeverinë Hoti e vendosi edhe një precedent lidhur me kandidimin për deputet të personave të dënuar për vepra penale.

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë lidhur me qeverinë Hoti