Zëdhënësi i PDK-së: Koalicioni qeveritar i ka prioritet pozitat, jo qytetarin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë për koalicionin LDK-, AAK dhe Nisma se për ta është me rëndësi është prezenca fizike në dialog, ose karrigia e Presidentit se sa vetë procesi.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka thënë  se disa muaj pas formimit të koalicionit LDK, AAK dhe Nisma  ata janë  mbledhur sot për të diskutuar për poste, e jo për politikat publike.

“Për PDK-në, hapja e temës së presidentit në rrethanat aktuale, ku Presidenti i vendit ka mandat të plotë ligjor e kushtetues, është e pamoralshme dhe tregon qartazi fokusin e këtyre që janë sot në qeveri. Qytetari nuk është prioritet! Është mirë që partitë politike në pushtet të fokusohen tek nevojat e qytetarëve, shëndetin e tyre dhe mirëqenien ekonomike. Në fund të fundit, për këtë çështje janë zgjedhur!”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, Kosova është në kolaps ekonomik e pandemik, ndërsa partitë mandatare me betejë të brendshme, merren me dëshminë e dominancës.