Zebrat e 'veçanta' të Vushtrrisë

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Vushtrri në përpjekje të përmisimit të komunikacionit rrugor, ka vendosur zebra në formatin 3D në rrugën, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, afër Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Vushtrria zebra jo të zakonta, ka vendosur edhe në rrugën, “Dëshmorët e Kombit“.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkelzen Xhaferi tha se ngjyrat në këto zebra simbolizojnë klubin e futbollit të qytetit.

“Për nder të 100 vjetorit të themelimit të klubit të futbollit dhe klubit të tifozëve “Forca” kemi vendosur zebrat me ngjyrë bardhë e kaltër në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, rrugë që dërgon në stadiumin e qytetit”, ka thënë Xhaferi.