Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të 21 policëve të rënë në krye të detyrës

 

Në prezencë të familjarëve të 21 policëve të Kosovës të rënë në detyrë, është bërë sot zbulimi i pllakës përkujtimore për nder të tyre.

Të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe po ashtu edhe familjarët e 21 zyrtarëve policorë.

Konjufca përkujtoi edhe 10 vjetorin e vdekjes së Enver Zymberit, i cili ka rënë në krye të detyrës.

“10 vjet më parë ra kryetrimi Enver Zymberi. Ne i kemi heronjtë e luftës që bënë luftë të drejtë, i kemi edhe heronjtë e paqes që dhanë jetën për ruajtjen e sovranitetin”, tha Konjufca.

Ndryshe ai u shpreh se do të jenë gjithmonë pranë familjarëve të tyre.

Kryeministri Kurti tha se është nder dhe krenari që në 10 vjetorin e vdekjes së Enver Zymberit është këtu.

“Jo rastësisht kemi zgjedhur ditën dhe rënien e tij për të përkujtuar gjithë heronjtë”, shtoi ai.

Kurti tha se janë bërë 21 vite që nga themelimi i Policisë së Kosovës dhe që nga atëherë kanë rënë heronj 21 policë.

“Policia e Kosovës është institucion i dalë nga Lufta Çlirimtare e Kosovës”, tha ndër të tjera kryeministri i vendit.

Ndërsa drejtori i PK-s, Samedin Mehmeti u shpreh se në këtë ditë për nder të tyre do të zbulohet pllaka për t’i pasur ata gjithmonë pranë.

Në nderim të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës parakaluan edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

Emrat e 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës janë:

Lazim Rexhepi

Danush Hasani

Hajdar Ahmeti

Sabahate Tolaj

Isuf Haklaj

Arsim Rrustolli

Ilir Llapatinca

Driton Mehana

Abedin Mustafa

Avni Kasumi

Triumf Riza

Slaviska Milovanoviq

Misin Krasniqi

Enver Zymberi

Jahi Maliqi

Nebih Ramadani

Shemsi Gashi

Armend Trena

Malsor Dashi

Izet Demaj

Sami Thaçi