Zbulohet një grip i derrit me potencial pandemik në Kinë

Një lloj i ri i gripit të derrit me “potencial pandemik” është identifikuar nga shkencëtarët në Kinë, sipas një studimi të sapohapur.

Studiuesit nga Universiteti Bujqësor Kinez, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Universitetin e Nottingham, në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se mbikëqyrja e virusit të gripit tek derrat ndërmjet vitit 2011 dhe 2018 ka çuar në zbulimin e një lloji të ri H1N1 që ata e kanë quajtur G4, raporton Euronews.

“Viruset G4 kanë të gjitha shenjat thelbësore të një kandidati për virus pandemik,”, thotë studimi, i lansuar të hënën në revistën PNAS.

“Shqetësuese është se punëtorët e derrave tregojnë seroprevalencat e ngritur për virusin G4. Kontrolli i viruseve mbizotëruese G4 EA H1N1 te derrat dhe monitorim të afërt në popullatat njerëzore, veçanërisht punëtorët në industrinë e derrave, duhet të zbatohet urgjentisht,” shton studimi.

Virusi tani për tani transmetohet nga derrat te njerëzit me pak prova të transmetimit nga njeriu te njeriu por studiuesit theksuan qe virusi ka “fituar infektivitetin e rritur njerëzor”.

Në mbikëqyrjen serologjike të kryer u gjetën 338 punëtorë të derrave që 10.4 përqind ishin pozitive ndaj G4 EA Virusi H1N1.

Shkalla e infektimeve u rrit në 20.5 përqind të pjesëmarrësve midis moshave 18 deri në 35 vjeç.

“Një infektivitet i tillë rrit shumë, mundësia për adaptimin e virusit te njerëzit dhe ngre shqetësime për gjenerimin e mundshëm të viruseve pandemike, “, thanë studiuesit.

Ata gjithashtu zbuluan se llojet e vaksinave ndaj gripit njerëzor nuk sigurojnë imunitet ndaj viruseve G4.

Shpërthimi në vitin  2009 nga një lloj i ri i gripit të derrit vrau midis 157,000 dhe 575,000 njerëz në të gjithë botën,  sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Tetëdhjetë përqind e vdekjeve vlerësohet të kenë ndodhur në njerëz më të rinj se 65 vjeç.

Gati një e treta e njerëzve mbi moshën 60 vjeçare kanë antitrupa kundër virusit, “Ka gjasa të jetë nga ekspozimi ndaj një virusi më të vjetër H1N1 më herët në jetën e tyre,” tha CDC.

Një vaksinë u zhvillua shpejt dhe pandemia u deklarua nga Organizata Botërore e Shëndetit në Gusht 2010.