Zbulohet maketi i shtatores së Fadil Vokrrit
09.6.2020 - 13:26
Në dyvjetorin e vdekjes, sot në stadiumin e prishtinës është zbuluar maketi i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se ky është aktiviteti i parë i qeverisë Hoti, e cila u votua në Kuvend javën e kaluar.
“Fadil Vokrri do të jetë ikona jonë. Fadil Vokrri do të jetë i pavdekshëm për popullin tonë”, tha Dumoshi.
Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se Vokrri mbetet legjendë për brezat e rinj.
“Vokrri mbetet legjenda edhe për brezat e rinj, sot bëjmë zbulimin e maketit të shtatores së tij”, tha Hoti.
Ndërsa Gramos Vokrri, djali i Fadil Vokrrit, tha se për familjen e tij sot është një ditë e veçantë.
“Futbolli na bashkoi edhe në këtë kohë pandemie”, tha Gramos Vokrri.