Zbulohet logoja e festimit të 12 vjetorit së pavarësisë

Më 17 shkurt, bëhen 12 vjet që prej kur Kosova shpalli pavarësinë.

Sot, Kryeministria njoftoi edhe për agjendën e festimit të kësaj date të rëndësishme për shtetësinë.

Ndonëse, zyrtarisht protokolli i shtetit ende nuk e ka prezantuar logon e fetës për 12 vjetorin e pavarësisë, ajo është zbuluar nga Komuna e Drenasit.

Në një njoftim në Facebook për agjendën e festimit, është publikuar edhe logoja në tri versione.

“Po, ajo është zyrtare dhe na ardhur nga niveli qendror”, ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

Kjo është agjenda e festimit të 12 vjetorit të pavarësisë e cila u bë publike sot nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi:

08:00

Ngritja Flamurit

(Të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë dhe KOMFSK, Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:10

Vendosje kurorash te kompleksi memorial Adem Jashari

(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë në Kompleksin Adem Jashari)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:30

Vendosje kurorash te varri i ish – Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova)

10:40

Vendosje kurorash te varri i Veprimtarit Adem Demaçi

(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi)

Vendi: Varrezat në Velani – Prishtinë

11:00

Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës

(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e SH. S. Znj.Vjosa OSMANI Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Të pranishmëve iu drejtohet SH. S. Znj. Vjosa OSMANI)

Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës

12:00

Vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës

Trupave të FSK-së iu drejtohen me fjalë përshëndetëse SH.S. Znj. Vjosa OSMANI, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe SH.T.Z Albin KURTI, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”

18:00

Pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës

(Pritje për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën kujdesin e

SH.T.Z Hashim THAÇI President i Republikës së Kosovës.

Të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.

Vendi: Bogdanipolis – Katedralja Shën NËNË TEREZA