Zbulohet dosja e Prokurorisë – Çka i tha gjyshi Rrahman Jasharajt?

Personi që dyshohet se kishte kanosur kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajn, ka dal sot para Gjykatës me akuzën e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, që është gjyshi i një nxënëse të një shkolle në Prishtinë, po akuzohet se qëllim të pengimit të grevës në mënyrë të paligjshme, e ka kanosur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“O plak, po na i lënë fëmijët pa shkollë, kam me të vra” – ishin fjalët që ai po dyshohet se ia ka thënë në drejtim të Rrahman Jasharajt.

Dosja e prokurorisë që e ka siguruar KALLXO.com thotë se i pandehuri ka tentuar ta sulmoj të pandehurin, por që ishte ndaluar nga të pranishmit.

Sipas Prokurorisë, me këto fjalë, i dyshuari ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë tek i dëmtuari, në këtë rast tek Rrahman Jasharaj.

Sipas prokurorisë në këtë

Për këtë akuzë të prokurorisë ai është deklaruar i pafajshëm sot në seancën dëgjimore për paraburgimin e kërkuar nga prokuroria.

Seanca është duke vazhduar në Gjykatën e Prishtinës, derisa i dyshuari për avokat ka marrë Tomë Gashin.

Gjatë një takimi mes grevistëve në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali”, Rrahman Jasharaj ishte kanosur nga i dyshuari.