Foto: Facebook/Policia e Shtetit

Zbulohen Euro të falsifikuara në Prishtinë

Në një operacion të kontrollit në qendër të Prishtinës policia ka zbuluar 500 euro të falsifikuara.

Sipas policisë kontrolli është kryer tek tre shtetas të cilët po qëndronin në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës.

Raporti sqaron se policia ka zbuluar një kartëmonedhë me vlerë prej 500 euro ndërsa ka prova se në falsiikimin e saj ishin përfshirë tre të dyshuarit.

Dy nga të arrestuarit me vendim të prokurorit janë paraburgosur.