Shkatërrohen 1270 bimë marihuanë Foto: Policia e Kosovës

Zbulohen 6 plantacione me kanabis në afërsi të Koshares - FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm kanë shkatërruar 1 mijë e 270 bimë të marihuahnës, të llojit Canabis Stativa.

Policia e Kosovës ka gjetur dhe pastaj shkatërruar 6 plantacione me këtë lloj droge.

Sipas policisë, bimët kanë qenë të gjata nga 1 metër e gjysmë deri në 3 metra.

“Sot me datë 23.09.2020, nga ora 06:00 e mëngjesit njësia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelbër kufitare, gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë (6) plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë  narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shkatërrohen 1270 bimë marihuanë Foto: Policia e Kosovës
Shkatërrohen 1270 bimë marihuanë Foto: Policia e Kosovës