Zbulimi i plantacionit të drogës në Klinë, arrestohet i kërkuari

Nga fundi i shtatorit të vitit 2024, Mirjon Qokli po kërkohej nga organet e rendit në Kosovë si i dyshuar për drogë për rastin që ka të bëjë me plantacionin e marihuanës që ishte zbuluar në Sferkë të Klinës.

KALLXO.com mëson se për Qoklin ishte  parashtruar kërkesë për arrestim në Shqipëri, ndërsa i njëjti ishte kapur dhe është ekstraduar në Kosovë.

Aktualisht pritet të fillojë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij në Gjykatën e Pejës.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Qoklit në lidhje me veprat penale – kultivim e shitje të narkotikëve.

Këtë rast e ka trajtuar prokurori Ersan Qavolli.

Arsyet pse Prokuroria po kërkon paraburgimin e Qoklit është se i njëjti mund të arratiset e mund të ndikojë në dëshmitarë të tjerë të Prokurorisë për rastin.

2 mijë e 850 bimë narkotiku janë gjetur të mbjella në një hapësirë në fshatin Sferkë të Klinës.

Shtetasi i Shqipërisë u arrestua në vendin ku u shkatërruan 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa e po ashtu u sekuestrua një sasi e madhe e marihuanës së gatshme për të dalë në treg.

Në dosjen që ka siguruar KALLXO.com thuhet se në parcelën e parë u mbollën 1,850 bimë narkotikë kanabis sativa, ndërsa në parcelën e dytë u mbollën 1,000 bimë narkotike kanabis sativa, me sasi të përgjithshme 2,850 bimë, me peshë më tepër se një ton dhe me vlerë rreth 5 milionë euro.

Një ton drogë e sekuestruar në Pejë – Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për të dyshuarin nga Shqipëria?

Detaje nga prokuroria: Më shumë se 2 tonë drogë u sekuestrua në rajonin e Pejës 

Plantacionet e drogës në Dukagjin – DIREKT