Zbulimi i "Drejtësia në Kosovë": Mjekja paralajmëroi vetëvrasjen e policit

Në emisionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” sjell ngjarjen ekskluzive të vetëvrasjes së një polici në Komunën e Shtimes për shkak të shëndetit jo të mirë psikik.

Pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi në Komunën e Gjilanit solli në pah edhe fakte të tjera se policia ka një numër të madh të policëve që kanë nevoja të shumta mjekësore.

Një police nga Gjilani dyshohet se me armë zyrtare kishte kryer vrasjen e katër familjarëve të tij e më pas edhe kishte bërë vetëvrasje.

E njëjta ishte trajtuar psikikisht nga ana e mjekëve për shkak të problemeve të cilës i ishin paraqitur.

“Drejtësia në Kosovë” sjell dëshmi se një kontroll mjekësor i cili rezultoi se një polic i Shtimes kishte probleme psikike dhe i njëjti mund të kryente vetëvrasje nuk u morën parasysh nga ana e Policisë së Kosovës.

Një doktoreshë tregon se si ishte neglizhuar telefonata e saj, se polici mund të kryente akte të dhunës me armën zyrtare.

Babai i policit tregoi se që nga koha kur kishte ndodhur rasti e deri tani askush nuk ishte marrë me të ndërsa as policia nuk i kishte marrë armën me të cilën djali i kishte kryer aktin e vetëvrasjes.

Emisioni i sotëm sjell një storie suksesi të Komunës së Gjilanit, për parandalimin e ekstremizmi në këtë Komunë.

Funksionimi i një Mekanizmi Referues po del të jetë i suksesshëm për shkak të involvimit të autoriteteve të shumta lokale e qendrore.

Drejtoria e Arsimit në Gjilan e madje edhe Këshilli i Bashkësisë Islame sjellin sukseset që kanë pasur gjatë trajtimit të rasteve të personave të ndryshëm që tentuan të ndjekin rrugën për në luftërat e huaja në Siri e Irak.

Në fund të emisionit mund të ndiqni edhe Rubrikën Policia.

Drejtësia në Kosovë, transmetohet çdo të premte në orën 22:20 në RTK dhe luve ne Facebook të KALLXO.com.