Zbulimi amerikan: Agjentë kinezë po shenjestrojnë ekipin Biden

Më shumë se 1000 kërkues shkencorë kinezë janë larguar nga SHBA, ndërkohë që autoritetet amerikane kanë ndërmarrë një operacion kundër vjedhjeve teknologjike, siç njoftoi të mërkurën John Demers, zyrtar për sigurinë kombëtare pranë Departamentit të Drejtësisë.

William Evanina, shefi i kundërzbulimit në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tha në takimin mbi kibernetikën të organizuar nga Instituti Aspen, se agjentë kinezë kanë filluar të shenjestrojnë individë që do të punojnë në administratën e ardhshme Biden, si dhe persona “të afërt” me ekipin e zotit Biden.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se kërkuesit shkencorë, të cilëve u referohej zoti Demers, nuk ishin të njëjtët që u përmendën në shtator nga Departamenti i Shtetit, kur u njoftua se SHBA nuk u kishte miratuar vizat më shumë se 1,000 shtetasve kinezë, në kuadër të një mase presidenciale për të mos lejuar studentë e ekspertë që konsideroheshin si kërcënim sigurie.

Kina e cilësoi masën e fundit si persekutim i hapur politik dhe diskriminim racor që shkel seriozisht të drejtat e njeriut. /VoA