Zarfi i LVV-së shkon në zyrë të LDK-së

Një zarf i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje është dorëzuar sot brenda zyreve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Asistentja e Grupit Parlamentar të LDK-së është parë tek sa hyn në zyret e kësaj partie me një zarf.

Burime të KALLXO.com thonë se në zarf gjendet një përgjigje e LVV-së ndaj letrës së djeshme të LDK-së.

KALLXO.com merr vesh se Albin Kurti i ka kërkuar LDK-së që të heqë dorë nga kërkesa për postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.

Deri më tani përpjekjet e këtyre dy partive për koalicion nuk kanë qenë të frytshme.

Matematikat për qeveri