Zana Spahiu jep dorëheqje nga pozita e u.d. drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë televizioni publik në lajmet e orës 23:00.

Aty thuhet se dorëheqja është efektive nga data 30.07.2024.

Zana Spahiu u emërua u.d. drejtoreshë e përgjithshme në RTK më 07.07.2024.

Emërimi i Spahiut kishte ardhur pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Dorëheqja e saj ka ardhur pas zhvillimeve rreth rastit të publikimit të një lajmi nga RTK-ja, i cili ishte marrë nga mediumi boshnjak ‘Slobodna Bosna’.

Në lajmin origjinal përmendeshin mediumet ‘Periskopi’ dhe ‘Nacionale’.

Që nga publikimi i lajmit më 22.07.2024 pati reagime të shumta ndaj RTK-së për shpërndarjen e këtij lajmi.

Rilind Gërvalla e pranon se ia dërgoi linkun e lajmit të ‘Sloboda Bosna’-s redaktorit të lajmeve të RTK-së: Asnjëherë s’i kam thënë bëje

Redaktori i lajmeve të RTK-së pretendon se Rilind Gërvalla i dërgoi linkun e ‘Slobodna Bosna’