Zaimi i VV-së pretendon për vjedhje të votave të Boiken Abazit në Tiranë

Zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka pretenduar për vjedhje të votave të kandidatit për deputet nga Vetëvendosje, Boiken Abazit në qarkun e Tiranës në Shqipëri.

Zaimi, ka krahasuar votat e Partisë Socialdemokrate në Shqipëri me ato të Abazit, në disa Qendra Votimi, njëra në Njësinë 10, ku kishte administrim elektronik, si dhe në disa njësi të tjera, ku numërimi është bërë në formën fizike nga komisionerët.

“Kjo është prova më evidente e masakrës elektorale. Aty ku administrimi ka qenë jo në dorën e partive, dallimi ka qenë vetëm 13.9%. Tek zonat fqinjë me Njësinë 10, diferenca në përqindje ka qenë së paku katërfish më e madhe e së shumti shtatëfish”, ka shkruar Zaimi.

Sipas tij, vota për Abazin është asgjësuar sistematikisht, në mënyrë të orkestruar dhe koordinim.

Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Partia Socialiste në Shqipëri kryeson si forcë e parë në tetë qarqe të vendit, ndërkohë që mbi 90 për qind e kutive të votimit janë numëruar.

Deri më tani, Partia Socialiste rezulton me 73 mandate, Partia Demokratike ka një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 vende në kuvendin e ri, krahasuar me 46 që ka pasur në 2017.

Ndërsa, Lëvizja Socialiste ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm pesë mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Në anën tjetër Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për të festën e fitores që do e mbajë sot pasdite në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Me mbi rreth 70% të votave të numëruara, partia e Edi Ramës ka fituar rreth 74 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

 

PS bën gati sheshin “Skënderbej”: Në 18:00 festa e fitores (VIDEO)